Një tërmet me fuqi 5.6 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot rajonin e Sicilisë, njoftoi EMSC.
Tërmeti u regjistrua në orën 12:19 me orën lokale, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Epiqendra ishte rreth 99 kilometra në verilindje të Palermos dhe 76 kilometra në veriperëndim të Capo d’Orlando.
Aktualisht nuk ka informacione për dëme apo të lënduar, raporton KosovaPress.
Burimi: botasot.info


