termet me magnitude 5 5 balle ne bangladesh raportohet per te pakten 3 viktima 6920360795bff

Tërmet me magnitudë 5.5 ballë në Bangladesh, raportohet për të paktën 3 viktima

November 21, 2025
1 minut lexim

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë goditi Bangladeshin qendror të dielën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Tërmeti ndodhi në orën 10:38 të mëngjesit pranë qytetit Narsingdi, rreth 30 kilometra në verilindje të kryeqytetit Daka, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, duke shtuar se “numri i të vdekurve mund të jetë i konsiderueshëm”.

Shërbimet meteorologjike të Bangladeshit raportuan një tërmet me magnitudë 5.7 ballë, epiqendra e të cilit ndodhej në qytetin Mabhambdi, në distriktin Narsingdi, duke shtuar se dridhja u ndje për 26 sekonda.

“Nuk jemi informuar për ndonjë viktimë në këtë fazë”, tha për AFP Moinul Hossain, një zyrtar në drejtorinë kombëtare të shërbimeve shëndetësore.

Tërmeti ndodhi ndërsa shumica e njerëzve ishin në shtëpi të premten, një festë javore në vendin kryesisht mysliman me 170 milionë banorë.

Bangladeshi është i prirur ndaj tërmeteve, por tërmeti i fundit i madh në vend ishte në vitin 1896.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cfare permban plani amerikan per fundin e luftes ne ukraine 6920345589fad
Lajmi i mëparshëm

Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

21 banesa nen uje ne fier banoret ne alarm nga dalja e shtratit te lumit vjose 69203914e3b32
Lajmi i radhës

21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë