termet i forte ne rusi dridhjet ndihen edhe ne japoni 68976ce8e8e15

Tërmet i fortë në Rusi, dridhjet ndihen edhe në Japoni

August 9, 2025
1 minut lexim

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km, shkruan Reuters.

Bëhet e ditur se tërmeti u ndje deri në Japoni pasi Ishujt Kuril janë një arkipelag i vendosur pranë Hokkaidos, një nga ishujt më të mëdhenj të Japonisë.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme ose viktima.

Gjithashtu, autoritetet japoneze dhe ruse ende nuk kanë publikuar informacione nëse ekziston rreziku i një cunami.

Ndryshe, lindja e Rusisë ka qenë një vend me aktivitet sizmologjik jashtëzakonisht intensiv në periudhën e fundit.

Tërmeti më i fuqishëm goditi Gadishullin Kamchatka më 30 korrik, dhe paralajmërime për cunami u lëshuan në Rusi, Japoni dhe SHBA për shkak të këtij tërmeti. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vendimi i kushtetueses ndez perplasjet politike juristi nga belgjika kritikon gjyqtarin serb dhe nxjerr prapaskenat 68976bc0d4d4e
Lajmi i mëparshëm

Vendimi i Kushtetueses ndez përplasjet politike – juristi nga Belgjika kritikon gjyqtarin serb dhe nxjerr prapaskenat

djali 20 vjecar i ish kryeministrit zaev milioner kompania e tij me fitim ne prodhimin e energjise 68976ff46f847
Lajmi i radhës

Djali 20 vjeçar i ish kryeministrit Zaev milioner, kompania e tij me fitim në prodhimin e energjisë

Të fundit nga

ShkoLartë