termet 7 4 i shkalles rihter godet filipinet paralajmerim per cunami 68e8b939e751a

Tërmet 7.4 i shkallës Rihter godet Filipinet, paralajmërim për cunami

October 10, 2025
1 minut lexim

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur bregun juglindor të Filipineve mëngjesin e kësaj të premte, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-s.

Tërmeti u regjistrua anën lindore të ishullit Mindanao, 123 kilometra nga qyteti më i madh i ishullit, Davao, në një thellësi prej 58.1 kilometrash. Deri më tani nuk janë raportuar humbje jete apo dëme, shkruan rtsh.al.

Sistemi amerikan i paralajmërimit për cunami fillimisht paralajmëroi për valë të mundshme cunami në Filipine, Indonezi dhe kombin ishullor të Palau, por kërcënimi kaloi gjatë mesnatës.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr. deklaori se autoritetet po vlerësojnë situatën në terren.

Vendi është ende duke u rikuperuar nga një tërmet i fuqishëm që goditi ishullin qendror të Cebusë më pak se dy javë më parë.

Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë ishte më vdekjeprurësi në Filipine në më shumë se një dekadë, pasi 72 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Filipinet janë të prirura ndaj fatkeqësive natyrore për shkak të vendndodhjes së tyre përgjatë Unazës së Zjarrit , një hark prej 40,000 kilometrash me vija sizmike rreth Oqeanit Paqësor, ku ndodhen më shumë se gjysma e vullkaneve të botës, dhe përjetojnë rregullisht tërmete të fuqishme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i denuar me 19 vite burg per vjedhje me arme ekstradohet nga greqia 39 vjecari shqiptar 68e8b8d0aafa7
Lajmi i mëparshëm

I dënuar me 19 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari shqiptar

donald trump ne pritje te nobelit per paqe a do te befasoje komiteti norvegjez sot 68e8bae97f23d
Lajmi i radhës

Donald Trump, në pritje të Nobelit për Paqe. A do të befasojë komiteti norvegjez sot?

Të fundit nga

ShkoLartë