terhiqen dolce dhe limi pauzojne lidhjen pas presionit te vazhdueshem te albes ne big brother vip kosova 4 6973f3915163c

Tërhiqen Dolce dhe Limi – pauzojnë lidhjen pas presionit të vazhdueshëm të Albës në Big Brother VIP Kosova 4

January 24, 2026
1 minut lexim

Limi dhe Dolce kanë befasuar publikun gjatë spektaklit “Prime” të së premtes, kur kanë bërë të ditur se kanë vendosur të marrin një hap prapa në raportin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ky vendim erdhi si pasojë e presionit të vazhdueshëm të Albes, e cila ka qenë më parë e dashura e Limit në një format tjetër televiziv, si dhe xhelozisë së theksuar që ajo ka shfaqur ndaj afrimit mes Limit dhe Dolces. Situata mes tyre ka qenë shpeshherë e tensionuar, me akuza dhe përplasje të njëpasnjëshme gjatë ditëve të fundit.

Gjatë diskutimit në prime, Limi u shpreh hapur për arsyen e këtij vendimi, duke deklaruar: “Vendimi do të jetë shumë i thjeshtë, meqë qenka duke u bërë gjithë kjo që ne po bëjmë diçka ekstra për ty, ne do të marrim një hap mbrapa në lidhjen tonë”.

Kjo deklaratë erdhi pasi Alba kishte akuzuar se çdo situatë apo veprim që Limi dhe Dolce bëjnë në shtëpi, e bëjnë qëllimisht për ta provokuar atë. Sipas saj, afrimi i tyre nuk është i sinqertë, por një mënyrë për të krijuar reagime.

Në mënyrë të papritur për publikun, edhe Dolce u pajtua me vendimin për t’u tërhequr, duke pranuar që të bëjë një hap pas për të shmangur tensionet dhe konfliktet e vazhdueshme. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngjarjet e dates 24 janar 6973f26e37fe2
Lajmi i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 24 janar

pse nuk shkoi rama ne davos nazarko show me i mire eshte ne shtepine e bardhe 697406367b0ec
Lajmi i radhës

Pse nuk shkoi Rama në Davos? Nazarko: Show më i mirë është në Shtëpinë e Bardhë

Të fundit nga

Tërmet 5.2 ballë godet Turqinë, epiqendra pranë Demirçit

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar rreth 20 kilometra në veriperëndim të

Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30

Në të ardhmen, personazhe të shquar, drejtues ekzekutivë dhe politikanë mund të udhëtojnë me shoferë në diçka të quajtur Aznom L’Epoque. I krijuar nga kompania e dizajnit Aznom me seli në Monza
ShkoLartë