terasat u shemben ndarje mendimesh per aksionin e komunes 6883c94f3b1b5

Terasat u shembën – ndarje mendimesh për aksionin e komunës

July 25, 2025
min lexim

Shumë prej bizneseve që investuan mijëra euro në ndërtimin e terasave, tashmë po përballen me pasoja të rënda. Komuna e Fushë Kosovës ka nisur aksionin për largimin e tyre, duke mos marrë parasysh se këto struktura janë ngritur me ose pa leje, e shpeshherë duke e tejkaluar atë.

Nuk ka rëndësi në emër të kujt është prona – nëse dikush kishte leje për një metër e ndërtoi tri, sot po paguan çmimin.

Pak nga xhepi, e shumë nga milet – kapitali i qytetarëve po shkatërrohet para syve të tyre. Pamjet e demolimit të terasave në rrugën “Hajrullah Zymi” janë kudo.

Vendimi i komunës duket se disa pronarëve po iu kushton shtrenjtë. Edhe pse u dhanë 30 ditë afat për largimin e tyre, shumë prej tyre nuk i hoqën strukturat deri të martën në mëngjes – ndaj dhe nisën bagerët.

Problemet që u ngritën  më 15 maj, duket se më në fund iu ra në vesh komunarëve.

Pas transmetimit të atij emisioni të kushtuar rrugës “Hajrullah Zymi”, komuna reagoi menjëherë – fillimisht duke gjobitur veturat që ishin parkuar mbi trotuare, e tani duke ndërmarrë masa për lirimin e pronës publike.

Por ky veprim nuk po përjetohet njësoj nga të gjithë. Agim Kastrati, një banor i zonës, thotë se kjo është një goditje e rëndë për bizneset dhe buxhetin e tyre.

Ai thekson se komuna për vite me radhë i ka lejuar këto ndërtime, ndërsa tani, në kohë fushate, po i shemb – gjë që e quan të padrejtë dhe të qëllimshme.

Sipas tij, uzurpimi i hapësirës publike ka ndodhur në sy të vetë komunës, e cila për një kohë të gjatë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Nga ana tjetër, jo të gjithë qytetarët janë kundër këtij vendimi.

Një i moshuar që jeton në këtë lagje e vlerëson aksionin e komunës si një veprim të duhur.

Ai thotë se kjo zonë kishte kohë që kishte nevojë për hapësirë të lirë, sidomos për këmbësorët. Sipas tij, trafiku në këtë rrugë ka qenë shpesh i bllokuar dhe i rrezikshëm, pikërisht për shkak të zënies së trotuareve dhe rrugës nga strukturat e bizneseve.

Ky vendim i komunës nuk u pengua nga pronarët e bizneseve në lagjen Dardania, lirimi pronës publike sipas informacioneve do vazhdoj edhe për disa ditë në vijim.

Në projekt në këtë rrugë parashihet ndërtimi trotuareve të reja për këmbësorë, ndriçimi e rregullimi rrugës me sistemin për ujërave atmosferik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski ne krahasim me qeverisjen e lsdm se pensionet tashme jane rritur rreth kater here me shume 6883c8d6f0ed3
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Në krahasim me qeverisjen e LSDM-së, pensionet tashmë janë rritur rreth katër herë më shumë

edona llalloshi e kishte daten e zene ishte e perzgjedhura e familjes rugova per te kenduar ne dasmen e teutes 6883ca7c2244b
Lajmi i radhës

Edona Llalloshi e kishte datën e zënë, ishte e përzgjedhura e familjes Rugova për të kënduar në dasmën e Teutës

Të fundit nga

ShkoLartë