tentuan te ndihmonin 12 emigrante te paligjshem te kalonin kufirin vihen ne pranga dy persona ne kerkim dy te tjere 6947dd03ee688

Tentuan të ndihmonin 12 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin/ Vihen në pranga dy persona, në kërkim dy të tjerë

December 21, 2025
1 minut lexim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale që ndihmonte shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në flagrancë janë arrestuar dy shtetas, B.M., 56 vjeç, dhe M.M., 24 vjeç, në Kukës, teksa transportonin me dy automjete 12 emigrantë, të cilëve u kishin premtuar kalimin nga kufiri grek drejt vendeve të Bashkimit Europian, kundrejt shpërblimit monetar.

Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tyre, Sh.K., 40 vjeç, dhe E.S., 22 vjeç, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Nga operacioni u sekuestruan dy automjete dhe dy aparate celulare. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndarja nga jeta e ismet belloves reagon duka ze unik i sportit 6947dc5332701
Lajmi i mëparshëm

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, reagon Duka: Zë unik i sportit

hamza do te ndryshojme ligjin per tatimin ne prone dhe do te ulim cmimin e energjise elektrike 6947dd5f363ca
Lajmi i radhës

Hamza: Do të ndryshojmë ligjin për tatimin në pronë dhe do të ulim çmimin e energjisë elektrike

Të fundit nga

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin bardhekaltër. Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin bardhekaltër. Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit
ShkoLartë