tentoi te korruptoje policin dhe doganierin ne vermice arrestohet shqiptari 688f34483ca29

Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet shqiptari

August 3, 2025
1 minut lexim

Në pikën kufitare të Vërmicës është vënë në pranga një shtetas shqiptar pasi dyshohet se ka tentuar të korruptojë një zyrtarë police dhe një doganier.



Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ka ofruar një kartëmonedhë prej 1000 lekë shqiptare një zyrtari policor dhe një kartëmonedhë prej 10 eurosh një doganieri, gjatë shqyrtimit të dokumenteve.

Ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

“SPK Vërmicë / 02.08.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor një kartëmonedhë 1000 lekë shqiptare dhe doganierit një kartëmonedhë 10 €. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kanali famekeq i haracines se shpejti ne histori vlen sjell zgjidhje jo premtime 688f32a736a07
Lajmi i mëparshëm

Kanali famëkeq i Haraçinës së shpejti në histori, VLEN sjell zgjidhje, jo premtime!

shba hetime per shkelje te ligjit per jack smith ish prokurori hetoi donald trump 688f3573b4bae
Lajmi i radhës

SHBA/Hetime për shkelje të ligjit për Jack Smith. Ish-prokurori hetoi Donald Trump

Të fundit nga

ShkoLartë