tentoi te arratisej nga burgu i fierit kush eshte bledar selmanaj qe vrau shokun 68d50d58f1505

Tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, kush është Bledar Selmanaj që vrau shokun

September 25, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar të mërkurën në Burgun e Fierit, ku i dënuari Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset.

Mësohet se Selmanaj, i cili po vuan dënimin për vrasjen e mikut të tij, Xhulian Bullari, ka shfrytëzuar momentin e ajrimit për të tentuar të kalonte rrethimin e burgut.

Kjo nuk është tentativa e parë e tij, pasi i njëjti ka provuar të arratiset edhe dy herë më parë, por pa sukses.

Burime konfidenciale nga brenda burgut kanë bërë me dije për Top Channel se Selmanaj, duke u gdhirë e mërkura, është kapur nga forcat e sigurisë në ambientet e ajrimit, në një kohë kur ai duhet të ishte në qeli.

Autoritetet kanë marrë masa shtesë sigurie pas ngjarjes, ndërsa rasti po hetohet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vazhdon skriningu ne trubareve interesim i madh dhe realizim i suksesshem ne diten e pare 68d50bf28b546
Lajmi i mëparshëm

Vazhdon skriningu në Trubarevë, interesim i madh dhe realizim i suksesshëm në ditën e parë

arsenali gati te shpenzoje 68d50db522ea6
Lajmi i radhës

Arsenali gati të shpenzojë

Të fundit nga

ShkoLartë