tentative spektakolare grabitjeje ne itali grupi i armatosur sulmon dy furgonet qe transportonin para 690003b432cb5

Tentativë spektakolare grabitjeje në Itali, grupi i armatosur sulmon dy furgonët që transportonin para

October 28, 2025
1 minut lexim

Një tentativë spektakolare grabitjeje ndodhi në Itali ku një grup i armatosur sulmoi dy furgonë të blinduar që transportonin para, duke shkaktuar panik dhe bllokim të plotë të trafikut.

Grabitësit, të pajisur me armë gjysmëautomatike dhe eksplozivë, tentuan të ndalonin automjetet duke hedhur në asfalt gozhda metalike me tre maja dhe duke qëlluar drejt një kamioni cisterne të parkuar anash, i cili duhej të bllokonte rrugën. Plani i tyre, megjithatë, dështoi. Falë reagimit të menjëhershëm të rojeve të sigurisë dhe ndërhyrjes së shpejtë të policisë, autorët u detyruan të largoheshin duarbosh.

Sipas dëshmitarëve, gjatë sulmit u dëgjuan të shtëna dhe një shpërthim, ndërsa në vendngjarje u gjetën dhjetëra gozhda metalike, prova e qartë e një operacioni të planifikuar me kujdes. Pas arratisjes, grabitësit u larguan në këmbë përmes fushave dhe më vonë i vunë flakën një automjeti në zonën e Porto Potenza Picena, që dyshohet se ishte përdorur gjatë tentativës.

Menjëherë pas ngjarjes, Shtabi i Policisë së Maceratës aktivizoi planin kundër grabitjeve, ku u ngritën postblloqe në pika strategjike dhe oficerët e policisë shkencore nisën ekspertizën në vendin e ngjarjes. Hetuesit po analizojnë pamjet nga kamerat e sigurisë përgjatë autostradës për të identifikuar autorët, të cilët dyshohet se mund të jenë të përfshirë edhe në grabitje të tjera të ngjashme në Italinë qendrore.

Për shkak të incidentit, segmenti rrugor midis Loreto–Porto Recanati dhe Civitanova Marche u mbyll në të dy drejtimet, duke shkaktuar radhë deri në tetë kilometra në drejtim të Peskara-s dhe rreth dy kilometra drejt Ankonës. Trafiku mbeti i paralizuar për disa orë, ndërsa hetimet për identifikimin e grabitësve vijojnë intensivisht.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

musk mund te largohet nga tesla nese plani i pagave prej 1 trilion dollaresh refuzohet 6900036e3e7b7
Lajmi i mëparshëm

Musk mund të largohet nga Tesla nëse plani i pagave prej 1 trilion dollarësh refuzohet

arrihet marreveshja per mos mbylljen tiktok ne shba akordi mund te nenshkruhen te enjten nga trump dhe xi jinping 690005669591c
Lajmi i radhës

Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping

Të fundit nga

ShkoLartë