tensionet tregtare shba kine pekini pezullon tarifat portuale ndaj anijeve amerikane 6911d000a6b16

Tensionet tregtare SHBA-Kinë, Pekini pezullon tarifat portuale ndaj anijeve amerikane

November 10, 2025
1 minut lexim

Pekini ka njoftuar pezullimin për një vit të tarifave portuale “speciale” që ishin vendosur ndaj anijeve amerikane, në një tjetër sinjal pajtimi mes dy fuqive ekonomike më të mëdha në botë.

Sipas Ministrisë Kineze të Transportit, pezullimi hyri në fuqi sot, të hënën më 10 nëntor, në orën 13:01 me orën lokale.

Tarifat kishin prekur anijet në pronësi ose të operuara nga kompani dhe organizata amerikane, që prej vendosjes së masave ndëshkuese në kulmin e luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.

Autoritetet kineze theksuan se vendimi vjen pas takimit të 30 tetorit mes presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping, ku palët ranë dakord të tërhiqen nga disa masa ndëshkuese dypalëshe.

Në të njëjtën linjë, Ministria Kineze e Tregtisë njoftoi sot se pezulloi për një vit sanksionet ndaj pesë degëve amerikane të gjigantit korean të ndërtimit të anijeve Hanëha Ocean.

Sanksionet ishin vendosur më 14 tetor, pasi Kina i akuzoi këto kompani për “kontribut në hetime që dëmtonin sovranitetin dhe sigurinë kineze”.

Pekini e justifikoi vendimin e sotëm si përgjigje ndaj masave të ngjashme që Uashingtoni kishte hequr më herët kundër sektorit kinez të ndërtimit të anijeve dhe transportit detar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ked u njoftua per gjyqtarin agjent dokumenti sekret per asim vokshin keshilli nen drejtimin e sokol sadushit shkeli procedurat per verifikimin e integritetit 6911cf84548b1
Lajmi i mëparshëm

KED u njoftua për gjyqtarin agjent/ Dokumenti sekret për Asim Vokshin. Këshilli nën drejtimin e Sokol Sadushit shkeli procedurat për verifikimin e integritetit

hyri me shpejtesi ne mes te trumes se njerezve ne tregun e krishtlindjeve ne gjermani zbulohen detajet e reja si autori hap pas hapi 6911d1aa780bd
Lajmi i radhës

Hyri me shpejtësi në mes të trumës së njerëzve në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, zbulohen detajet e reja: Si autori hap pas hapi…

Të fundit nga

ShkoLartë