tensionet me iran kuvendi i shqiperise miraton draft rezolute per shpalljen shtet terrorist 69b820be64b67

Tensionet me Iran/ Kuvendi i Shqipërisë miraton draft-rezolutë për shpalljen shtet terrorist

March 16, 2026
1 minut lexim

Kuvendi i Shqipërisë pritet të shpallë si shtet terrorist Republikën Islamike të Iranit sipas një draft-rezolute të publikuar të hënën. Ky hap vjen disa vite pasi qeveria shqiptare vendosi të shkëpusë marrëdhëniet diplomatike me Iranin si kundërpërgjigje ndaj sulmit të organizuar kibernetik ndaj shërbimeve qeveritare online.

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë një rezolutë “për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”.

Sipas dokumentit të publikuar në faqen e Kuvendit të hënën vendimi bazohet në të dhëna ndërkombëtare për “financimin, trajnimin, armatosjen dhe drejtimin e grupeve dhe organizatave të armatosura jo-shtetërore të shpallura si entitete terroriste në disa rajone”, si dhe për sjelljen destabilizuese të kësaj republike në Lindjen e Mesme.

Në dokument ofrohet si arsye tjetër dhe fakti që Shqipëria ka qenë objekt i sulmeve kibernetike të Iranit në të shkuarën dhe të tashmen, pasi një sulm i ri kibernetik nga grupi i vetëquajtur “Homeland Justice” i lidhur me Iranin goditi infrastrukturën digjitale të Kuvendit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

te normalizojme marredheniet me rusine zyrtaret evropiane kritikojne kryeministrin belg mesazh dobesie 69b81f1b0c99d
Lajmi i mëparshëm

“Të normalizojmë marrëdhëniet me Rusinë” – Zyrtarët evropianë kritikojnë kryeministrin belg: Mesazh dobësie!

blerim sallahu merr detyre te re ne kabinetin e albin kurti 69b82137c98ca
Lajmi i radhës

Blerim Sallahu merr detyrë të re në kabinetin e Albin Kurti

Të fundit nga

ShkoLartë