Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimeve të zhvilluara në kryeqytet.
Si pasojë e përplasjeve, një punonjës policie ka mbetur i dëmtuar.
Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, personi i arrestuar dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe ka hedhur sende të forta në drejtim të tyre dhe të institucioneve gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë.
Ndërkohë, një tjetër shtetas është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një punonjës policie gjatë tubimit të zhvilluar dy ditë më parë.
Burimi: botasot.info


