tension ne europe polonia ngre avionet luftarake ndersa rusia nis sulm masiv me raketa e drone ndaj ukraines 691d9309633cb

‘Tension’ në Europë/ Polonia ngre avionët luftarakë ndërsa Rusia nis sulm masiv me raketa e dronë ndaj Ukrainës

November 19, 2025
1 minut lexim

Polonia ka dërguar avionë luftarakë në hapësirën e saj ajrore dhe ka mbyllur përkohësisht dy aeroporte të enjten, pasi Rusia kreu sulme me raketa dhe dronë në pjesë të shumta të Ukrainës.

Sulmi rus ishte i përqendruar kryesisht në pjesët perëndimore të Ukrainës, afër kufirit me Poloninë, ndërsa dhjetëra persona u plagosën në qytetin lindor të Kharkivit, ku dronët shkatërruan ndërtesa banimi dhe shkaktuan zjarr në disa makina. Shumë rajone të Ukrainës mbetën pa energji elektrike për shkak të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.

Për shkak të kërcënimit në perëndim të vendit, Polonia dërgoi avionë luftarakë dhe aeroplanë paralajmërimi për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore.

“Çifte avionësh luftarakë të reagimit të shpejtë dhe një aeroplan paralajmërues janë ngritur në fluturim,” tha Komanda operacionale polake, duke shtuar se sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe radarët janë në gjendje të gatishmërisë më të lartë. Aeroportet Rzeszow dhe Lublin u mbyllën përkohësisht për të siguruar lirinë e operimit të aviacionit ushtarak, por më pas u hapën sërish.

Ky sulm ndodhi pak orë pas mbërritjes së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Turqi, ku ai u takua me homologun Recep Tayyip Erdogan për të diskutuar rifillimin e bisedimeve për paqen dhe shkëmbimin e ushtarëve të marrë peng. Rusia nuk është pjesë e këtyre bisedimeve, ndërsa Turqia ka luajtur rol ndërmjetësues.

Aleatët e NATO-s kanë intensifikuar fluturimet e avionëve luftarakë muajt e fundit për të ndaluar sulmet ruse apo armët që kanë kaluar kufijtë e tyre. Polonia ka qëndruar veçanërisht vigjilente për shkak të luftës ruse në Ukrainë. Në shtator, avionët polakë shkatërruan disa dronë rusë që kishin depërtuar në hapësirën ajrore të vendit, në një incident që NATO e quajti “shumë të rrezikshëm.” Ky ishte hera e parë që NATO-ja qëlloi ndaj objektivave gjatë luftës në Ukrainë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jemi nen sulm ministri italian i mbrojtjes akuzon rusine per lufte hibride 691d9159d91ba
Lajmi i mëparshëm

“Jemi nën sulm” – Ministri italian i Mbrojtjes akuzon Rusinë për luftë hibride

moti i keq dhjetera fshatra dhe disa lagje ne gjirokaster pa energji 691d9612c4862
Lajmi i radhës

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

Të fundit nga

ShkoLartë