tenderi i mpb se per uniforma policie peng i ankimimeve dhe vonesave 6977ae1382e6e

Tenderi i MPB-së për uniforma policie, peng i ankimimeve dhe vonesave

January 26, 2026
1 minut lexim

Shkup, 26 janar – Procedura për furnizimin e uniformave të policisë është në pauzë, pasi për tenderin e publikuar në nëntor të vitit të kaluar një kompani e ka ankimuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në garën prej pesë kompanive, tenderin në mes të dhjetorit e fitoi kompania “Megasport” e cila duhet ta veshë policinë me xhaketa, uniforma terreni, këpucë dhe çizme për rreth 10,5 milionë euro.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se disa prej kompanive kanë dhënë oferta më të ulëta për kategori të caktuara. Për shembull “Neni Kompani për xhaketa ka dhënë ofertë prej 1,3 milionë euro, ndërsa Megasporti 1,75 milionë euro. Për uniforma terreni “Mikei Internacional” ka dhënë ofertë 3,6 milionë euro, ndërsa fituesi i tenderit prej 4,38 milionë euro. Ndërkohë për çizme “Neni kompani” ka dhënë ofertë prej 1,7 milionë euro, ndërsa “Megasport” 3,23 milionë euro.

Për këtë, Mikei Internacional më 25 dhjetor e ka ankimuar vendimin në Komisionin Shtetëror për Ankesa ndaj Furnizimeve Publike. Megjithatë deri tani Komisioni nuk ka miratuar vendim. Alsat, kontaktoi kryetarin e Komisionit, Bujar Sulejmani, i cili në një bisedë të shkurtër telefonike nuk precizoi se sa kohë mund të zgjasë deri në miratimin e vendimit, nga i cili varet dhe fati i tenderit. Sipas tij, Komisioni vepron ndaj çdo ankese sipas datës se kur ka arritur ankesa.

Nëse Komisioni vlerëson shkelje të procedurës, ka mundësi që të tenderi të anulohet.

Megjithatë pa vendimin të Komisionit dhe mbarimit të procedurave ankimuese, MPB nuk mund të nënshkruajë marrëveshje me kompaninë që duhet t’i sigurojë uniformat.

Tenderi në fjalë është një ndër tre tenderët që do t’i veshë forcat e policisë, megjithatë, me të njëjtin nuk parashikohet furnizimi i ngjitëseve dygjuhëshe. Për të pritet të ketë tenderë të posaçëm, sikurse është përcaktuar me ligj të veçantë. Çështja e uniformave ngriti debat gjatë periudhës së kaluar pasi opozita kritikonte mungesën e shqipes. Autoritetet sqaruan se sikur më herët shqipja do të përfshihet në uniforma nëpërmjet ngjitësve. /Alsat/

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bashkimi europian i jep fund importeve te gazit rus 6977adc6c66bf
Lajmi i mëparshëm

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

ishte hakmarrje makina e bashkeshortes u perfshi nga flaket ish drejtori i burgut te recit femijet e mi e pane skenen 6977c27bf24d3
Lajmi i radhës

“Ishte hakmarrje”/ Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Fëmijët e mi e panë skenën

Të fundit nga

ShkoLartë