temperaturat e larta rritet numri i femijeve te semure ne tetove 139 raste ne vetem 48 ore 6a92af6196597

Temperaturat e larta, rritet numri i fëmijëve të sëmurë në Tetovë: 139 raste në vetëm 48 orë

August 29, 2026
1 minut lexim

Temperaturat e larta që kanë mbizotëruar ditët e fundit kanë rritur fluksin e pacientëve të vegjël në Repartin e Pediatrisë pranë Spitalit Klinik të Tetovës. Të dhënat e fundit tregojnë se vetëm gjatë 48 orëve të fundit është shënuar një rritje e konsiderueshme e rasteve, me dhjetëra fëmijë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Në Spitalin Klinik të Tetovës, përkatësisht në Repartin e Pediatrisë, kemi pasur 139 raste gjatë 48 orëve të fundit. Prej tyre, 12 fëmijë janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë lëshuar për trajtim në shtëpi”, thonë nga Reparti i Pediatrisë në Tetovë.

Simptomat më të shpeshta me të cilat paraqiten pacientët e vegjël janë temperatura e lartë, të vjellat dhe diarreja.

Specialisti i pediatrisë, dr. Isa Osmani, shpjegon se këto simptoma janë karakteristike për infeksionet virale gjatë sezonit të verës dhe shkaktohen nga një sërë faktorësh mjedisorë dhe higjienikë.

“Për këtë grupmoshë të fëmijëve, shumica e rasteve janë infeksione virale me karakter sezonal. Për shkak të temperaturave të larta, mënyrës së përgatitjes së ushqimit, përdorimit të qumështit të adaptuar – i cili kërkon një higjienë jashtëzakonisht të madhe gjatë përgatitjes – si dhe kontaktit mes fëmijëve të sëmurë dhe atyre të shëndetshëm, të gjitha këto ndikojnë. Këto infeksione virale janë ngjitëse dhe shfaqin simptoma të caktuara. Megjithatë, nuk duhet që për çdo rast të shkohet menjëherë në spital pas një episodi diarreje apo të vjellash. Nëna duhet, për shembull, të ketë elektrolite dhe të përdorë mënyra të ndryshme të ushqyerjes, në mënyrë që të mos ndodhë dehidratimi. Megjithatë, nënat tona shpesh kanë frikë se fëmija mund të dehidratohet”, thotë pediatri Isa Osmani.

Mjekët u bëjnë apel prindërve që t’i kushtojnë vëmendje të shtuar higjienës së ushqimit, të sigurojnë hidratim të mjaftueshëm dhe të shmangin kontaktin e fëmijëve me personat e prekur, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të këtyre infeksioneve virale.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mungesa e postimeve ditet e fundit selin u jep pergjigjen ndjekesve 6a92acbbcf7ea
Lajmi i mëparshëm

Mungesa e postimeve ditët e fundit, Selin u jep përgjigjen ndjekësve

kush do ta ndale skandalin e penko s kush ne qeveri do ta anuloje vendimin kunder nxenesve shqiptare 6a92b0b07050d
Lajmi i radhës

Kush do ta ndalë skandalin e “Penko”-s? Kush në Qeveri do ta anulojë vendimin kundër nxënësve shqiptarë?

Të fundit nga

ShkoLartë