temperaturat e larta rrisin rastet emergjente 687ff0eaa9e4b

Temperaturat e larta rrisin rastet emergjente

July 22, 2025
1 minut lexim

Pas rritjes së temperaturave, në Klinikën Emergjente të QKUK-së janë shtuar rastet që kërkojnë trajtim mjekësor.

 “Më shumë është nga pacientët me sëmundje internistike, pasi dihet cilat mosha janë më të prekura. Në mesin e tyre janë personat e moshuar, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike”,ka thënë Syla.

Vapa e madhe po ndikon edhe në sigurinë ushqimore. Mjekët familjarë rekomandojnë kujdes të shtuar me atë që konsumojmë gjatë verës.

 “Është e rëndësishme që të marrin më shumë sasi të ujit, çajra pa sheqer, sasi të mjaftueshme të perimeve dhe frutave”, ka thënë Ismajli specialist i Mjekësisë Familjare.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se inspektimet janë shtuar në terren, veçanërisht për produktet që kërkojnë ruajtje në temperatura të caktuara.

“Vetë drejtori ka dhënë urdhëresë që, sidomos gjatë inspektimeve, fokusi të jetë mbikëqyrja e respektimit të temperaturave për të gjitha produktet që kërkojnë ruajtje në kushte të veçanta” ka thënë Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it.

Përveç ushqimit, rreziku nga vapa është i pranishëm edhe për punëtorët që punojnë jashtë.

Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga sektorët publik dhe privat që të kujdesen për mbrojtjen e punëtorëve gjatë datave 22 deri më 25 korrik.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar një javë të nxehtë, si pasojë e masave ajrore të ardhura nga Afrika Veriore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hapesirat publike rama cuna ka ardhur koha per tu terhequr matane kufirit 687feecf57700
Lajmi i mëparshëm

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

christina aguilera vesh fustanin ikonik te versace 20 vjet me vone 687ff2171694e
Lajmi i radhës

Christina Aguilera vesh fustanin ikonik të Versace 20 vjet më vonë

Të fundit nga

ShkoLartë