temperaturat e larta policia ne peje me apel shmangni ndezjen e zjarreve 6864ea4865582

Temperaturat e larta, policia në Pejë me apel: Shmangni ndezjen e zjarreve

July 2, 2025
1 minut lexim

Policia e Pejës ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënieve.

Ky apel vjen pas temperaturave të larta që kanë kapluar vendin dhe përvojave nga vitet e kaluara.

“Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme”.

“Apelojmë tё tё gjithё qytetarët tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nё çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё përdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet mes tjerash në apel”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

perhapen shume lajme te rreme per kancelarin friedrich merz 6864e3403268d
Lajmi i mëparshëm

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

anisa veseli flet per pervojen ne big brother dhe jeten pas spektaklit ka qene aventure por pas daljes lluge 6864eb38834a5
Lajmi i radhës

Anisa Veseli flet për përvojën në Big Brother dhe jetën pas spektaklit: Ka qenë aventurë, por pas daljes ‘llugë’

Të fundit nga

ShkoLartë