temperaturat e larta kpk shtyn daten e mbajtjes se testit kualifikues per prokurore te rinj 68836d18974c0

Temperaturat e larta, KPK shtyn datën e mbajtjes së Testit Kualifikues për prokurorë të rinj

July 25, 2025
1 minut lexim

Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes Komisionit për Rekrutim, njofton opinionin publik dhe kandidatët e interesuar se Testi Kualifikues për prokurorë të rinj, i paraparë të mbahej më 26 korrik 2025, është shtyrë për një datë tjetër.

Sipas njoftimit, vendimi për shtyrjen e testit është marrë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve, në përputhje me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 102/VII/2025 të datës 22 korrik 2025, që përcakton masa mbrojtëse për ekspozim në temperatura të larta.

“Testi Kualifikues do të mbahet më 30 gusht 2025, ndërsa vendi dhe koha e mbajtjes mbeten të njëjta”, tha KPK-ja.

Këshilli Prokurorial i Kosovës i siguroi kandidatët se do të vazhdojë të veprojë në përputhje me parimet e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

barcelona kerkese specifike uefa s 68836cdd32537
Lajmi i mëparshëm

Barcelona, kërkesë specifike UEFA-s

kroacia pergatitet per nje stuhi te forte autoritetet publikojne rekomandimet 68836e08706ce
Lajmi i radhës

Kroacia përgatitet për një stuhi të fortë, autoritetet publikojnë rekomandimet

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë