temperatura perveluese ne kosove drejtoria per siguri dhe emergjenca ne prishtine ka nje apel per qytetaret 687f644e1ff50

Temperatura përvëluese në Kosovë, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka një apel për qytetarët

July 22, 2025
1 minut lexim

Temperatura të larta kanë përfshirë vendin tonë, ku edhe është bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos ekspozohen në diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi po përballet me një valë të të nxehtit ekstrem, ku temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Sipas njoftimit zyrtar, këto kushte të motit konsiderohen tejet të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjasin për disa ditë me radhë.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes, pasi temperaturat do të jenë të larta, rreth 38 gradë Celsisus.

“Të nderuar qytetarë, ju lutemi merrni parasysh njoftimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës!  Temperatura e lartë për Kosovën – e kuqe. Temperatura maksimale ≥ 38°C – Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjatë disa ditë rresht.  Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizimin me ujë, energji elektrike, Vështirësi në trafik. Kushtet e motit jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera”, vijon njoftimi. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

debimet e azilkerkuesve ne gjermani ashpersim i migracionit ne be 687f635f93658
Lajmi i mëparshëm

Dëbimet e azilkërkuesve në Gjermani: Ashpërsim i migracionit në BE

ana kabashi rrefen arsyet e shkeputjes nga muzika 687f657a5caed
Lajmi i radhës

Ana Kabashi rrëfen arsyet e shkëputjes nga muzika

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë