temperatura deri ne 33 grade dhe alternime vranesirash parashikimi i motit per kete te merkure 6a3b70747c992

Temperatura deri në 33 gradë dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

June 24, 2026
1 minut lexim

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës deri pasdite, më të theksuara në lindje e jug.

Në mesditë deri pasdite reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë relieveve malore në juglindje-jug reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

adriana matoshi ironizon me zhvillimet ne ldk permend edhe vjosa osmanin 6a3b6fd767d21
Lajmi i mëparshëm

Adriana Matoshi ironizon me zhvillimet në LDK, përmend edhe Vjosa Osmanin

klinika e femijeve me mungese stafi pasi ministria e financave dha pergjigje negative per me shume punesime 6a3b91907e074
Lajmi i radhës

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

Të fundit nga

ShkoLartë