temat kombetare po i mbytin zgjedhjet lokale 68ab0712a29e5

Temat kombëtare po i mbytin zgjedhjet lokale

August 24, 2025
1 minut lexim

Sonja Kramarska/DW

Tonët e nxehta politike dhe madje edhe skenat folklorike, si “jahti-gomone” që u fut në debatet politike, i mbajtën gjatë gjithë verës në tension dy partitë më të mëdha, VMRO-DPMNE dhe LSDM. Fushata për zgjedhjet lokale filloi me tema kombëtare dhe të mëdha – paga minimale, standardi ekonomik, hekurudha e autostrada, ndërtimet pa leje, Marrëveshja e Ohrit – duke lënë në hije problemet e mirëfillta komunale.

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një vizite në Koçan, premtoi punësim të 500 punëtorëve të rinj në fabrikën “Amphenol”, duke thënë se ekonomia është në rritje. Ai shprehu bindje për fitore në zgjedhjet lokale, duke vlerësuar se qeveria ka ofruar stabilitet dhe ka ndalur korrupsionin. LSDM e kundërshtoi, duke i quajtur deklaratat “fantazi filmike”, ndërsa akuzoi qeverinë se qytetarët përballen me rritje çmimesh dhe paga të ngrira.

VMRO-DPMNE këto ditë do të prezantojë “raportin” e punës së kryetarëve të komunave, ndërsa vëzhguesit theksojnë se retorika e partive tregon drejtimin e fushatës: tema kombëtare më shumë se ato lokale. Politologët vlerësojnë se kjo është tragjedia e politikës maqedonase – qytetarët dëgjojnë më me interes “patriotë dhe tradhtarë” se sa diskutime për rrugë, parqe apo pastrim komunal.

Edhe tek partitë shqiptare dominon diskursi kombëtar. BDI i quan zgjedhjet referendum për orientimin euroatlantik, ndërsa VLEN e akuzon se manipulon opinionin dhe i frikësohet humbjes. Analistët theksojnë se për shkak të margjinalizimit të shqiptarëve dhe tentativave për rishikimin e Marrëveshjes së Ohrit, është e pamundur fushata të mbetet vetëm në nivel lokal.

Një nga temat më të nxehta është edhe shumica e Badenterit. Kandidati i BDI-së në Çair, Bujar Osmani, e quajti këtë pjesë të një strategjie për demontimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke akuzuar Mickoskin se përdor deklarata provokuese të ministrave si “balon prove”.

Ndërkohë, kandidatët për kryetarë komunash mbeten në hije, të varur nga liderët partiakë. Siç thekson politologu Atanasoski, fatkeqësisht zgjedhjet lokale janë gjithmonë duel i liderëve të mëdhenj dhe jo garë mbi problemet e qyteteve.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

petrit hajdari me qytetare nderojne jeten dhe vepren e heroit gani kastrati ne nekoc 68ab01d5f2028
Lajmi i mëparshëm

Petrit Hajdari me qytetarë nderojnë jetën dhe veprën e heroit Gani Kastrati në Nekoc

siguria ne det kontrolle ne te gjithe vijen bregdetare bllokohen 20 mjete lundruese 68ab15997d717
Lajmi i radhës

Siguria në det! Kontrolle në të gjithë vijën bregdetare, bllokohen 20 mjete lundruese

Të fundit nga

AZ Alkmaar zbarkon në Kosovë

Skuadra e njohur holandeze, AZ Alkmaar ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Skuadra holandeze do të ballafaqohet me Dritën e Gjilanit në kuadër të xhiros së pestë të Conference League në
ShkoLartë