teliti akuzon qeverineshqiperia e punesuar nga te huajt rinia 68b31abb5808f

Teliti akuzon qeverinë:Shqipëria e punësuar nga të huajt, rinia…

August 30, 2025
min lexim

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ekspert i ekonomisë pranë PD-së ka reaguar në lidhje me largimin e shqiptarëve nga vendi.

Në një postim në rrjetet sociale, Teliti shkruan se kjo ka bërë që forca punëtore në vend të zëvendësohet nga të huajt.

“Ky kontrast nuk është i rastësishëm, por një sinjal alarmant i politikave social-ekonomike që po dënojnë rininë tonë me emigracion.
Kapitullimi i sektorëve prodhues dhe i bujqësisë e ka bërë ekonominë tonë totalisht të varur nga importet, duke e bërë atë të paaftë për të konkurruar. Kjo nuk është thjesht një krizë ekonomike, por pasojë e drejtpërdrejtë e një modeli ekonomik që ka dështuar t’u japë shpresë dhe dinjitet qytetarëve të vet”,
shkruan ai, duke shtuar se ëhtë koha për ndryshim thelbësor, për një Shqipëri që punohet nga shqiptarët dhe punon për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për disa.

Postimi i plotë:

IKIN SHQIPTARËT E VIJNË TË HUAJT: NJË DËSHTIM POLITIK ME KOSTO TË LARTË SOCIALE.

Kjo verë fatkeqësisht shënoi një dështim turistik me xhiro 30-40% më të ulët se një vit më parë. Por, mes shifrave zhgënjyese, një realitet i hidhur bie më shumë në sy: qindra e mijëra punëtorë të huaj po zënë vendet e punës në hotele, bare e restorante, ndërsa mijëra shqiptarë po braktisin vendin. Ky kontrast nuk është i rastësishëm, por një sinjal alarmant i politikave social-ekonomike që po dënojnë rininë tonë me emigracion.

Kapitullimi i sektorëve prodhues dhe i bujqësisë e ka bërë ekonominë tonë totalisht të varur nga importet, duke e bërë atë të paaftë për të konkurruar. Kjo nuk është thjesht një krizë ekonomike, por pasojë e drejtpërdrejtë e një modeli ekonomik që ka dështuar t’u japë shpresë dhe dinjitet qytetarëve të vet.

Për t’i dhënë fund kësaj situate, zgjidhja është politike dhe kërkon guxim për të vënë në qendër individin dhe sipërmarrjen, duke filluar që me uljen e barrës fiskale për të nxitur bizneset e vogla e të mesme, në krijimin e një ambjenti me konkurrencë të ndershme, duke ndalur favoret ndaj një grushti njerëzish, e deri te investimi “agresiv” te njerëzit dhe rinia jonë, duke u dhënë shqiptarëve mundësi për të punuar e zhvilluar veten dhe vendin e tyre.

Është koha për ndryshim thelbësor, për një Shqipëri që punohet nga shqiptarët dhe punon për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për disa.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parashikimi i motit per sot diell e vranesira pritet edhe shi 68b2966fc5953
Lajmi i mëparshëm

Erërat e forta në Shkup shkaktojnë rrëzimin e pemëve dhe fluturimin e tendave

tre shqiptare te hoffenheimi por nuk ia dolen me eintrancht frankfurtin 68b31b142849e
Lajmi i radhës

Tre shqiptarë te Hoffenheimi, por nuk ia dolën me Eintrancht Frankfurtin

Të fundit nga

ShkoLartë