telefonate mes osmanit dhe zyrtarit amerikan ja cfare biseduan 68caf24111bae

Telefonatë mes Osmanit dhe zyrtarit amerikan, ja çfarë biseduan

September 17, 2025
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Byrosë së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brandon Hanrahan.

Presidentja Osmani tha se aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik.

“Sot pata një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Byrosë së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u fokusova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimin e një koordinimi të ngushtë me partnerin tonë kryesor.

Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Si Presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e Presidentit për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë të bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, shkroi në X, presidentja Osmani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nazmi gripshi po perjeton nje forme te jashtezakonshme 68caf23450a2b
Lajmi i mëparshëm

Nazmi Gripshi po përjeton një formë të jashtëzakonshme

22 vjecari shqiptar humbi jeten ne tragjedine hekurudhore te tempit babai i pikelluar nis greven ne athine dhe prek zemrat e mijera njerezve 68caf2e359e9d
Lajmi i radhës

22-vjeçari shqiptar humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempit, babai i pikëlluar nis grevën në Athinë dhe prek zemrat e mijëra njerëzve

Të fundit nga

ShkoLartë