teleferiku i vodnos shkup pritet te rikthehet ne funksion nga mesi i dhjetorit 6af4e86d7e392

Teleferiku i “Vodnos” Shkup, pritet të rikthehet në funksion nga mesi i dhjetorit

November 12, 2026
1 minut lexim
att.Yf29bFG93THXnpX R8UpJWIIuTOBxfcZrFPWgRLC9Nc

Teleferiku i Vodnos në Shkup pritet të nisë sërish punën nga mesi i dhjetorit, nëse përfundojnë me kohë punimet e rikonstruksionit dhe kontrollet e nevojshme të sigurisë.

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se aktualisht po zhvillohet rikonstruksioni i plotë i teleferikut, përfshirë rinovimin e kabinave dhe zëvendësimin e motorit.

Sipas tij, gjatë inspektimit janë konstatuar mangësi serioze, të cilat ia atribuoi mungesës së serviseve të mëdha dhe mirëmbajtjes së rregullt nga udhëheqësit e mëparshëm.

Për shkak të gjendjes së konstatuar, teleferiku ishte nxjerrë jashtë funksionit për të garantuar sigurinë e udhëtarëve.

„Për mua, siguria e qytetarëve është mbi gjithçka. Këtu nuk ka kompromis!”, deklaroi Gjorgjievski.

Ai theksoi se pas përfundimit të punimeve dhe kontrolleve teknike e të sigurisë, teleferiku do të jetë sërish në dispozicion të shkupjanëve dhe vizitorëve të qytetit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia dhe ukraina pajtohen per shkembim te madh roberish por paqja mbetet larg 6af4e818919d5
Lajmi i mëparshëm

Rusia dhe Ukraina pajtohen për shkëmbim të madh robërish, por paqja mbetet larg

kylie jenner perballet me padine e katert nga punonjesit brenda shtate muajsh 6af4e8726e4df
Lajmi i radhës

Kylie Jenner përballet me padinë e katërt nga punonjësit brenda shtatë muajsh

Të fundit nga

ShkoLartë