tel avivi jerusalemi dhe aeroporti ben gurion izraeli ne kaos nga protestat masive kunder netanyahut dhe ofensives ne gaza 68ae102761f4c

Tel Avivi, Jerusalemi dhe aeroporti Ben Gurion, Izraeli në kaos nga protestat masive kundër Netanyahut dhe ofensivës në Gaza

August 26, 2025
min lexim

Dhjetëra mijëra qytetarë izraelitë dolën në rrugë të martën, duke bllokuar autostrada dhe sheshe kryesore në kuadër të një “dite ndërprerjeje”, për t’i bërë presion kryeministrit Benjamin Netanyahu që të pranojë një marrëveshje armëpushimi dhe të ndalojë ofensivën e paralajmëruar në qytetin e Gazës.

Familjarët e pengjeve udhëhoqën marshimin më të madh në Tel Aviv, ndërsa në Jerusalem qindra protestues u mblodhën para zyrës së kryeministrit, në të njëjtën kohë kur kabineti i sigurisë po diskutonte për luftën. Protesta të tjera shpërthyen në disa qytete të vendit, përfshirë autostradën kryesore drejt Haifës dhe aeroportin Ben Gurion.

Megjithatë, ushtria izraelite ka marrë urdhër të përshpejtojë përgatitjet për një ofensivë tokësore në Gaza City. Ndërkohë, ndërmjetësit ndërkombëtarë – mes tyre Katari – po presin përgjigjen e Izraelit për një marrëveshje armëpushimi tashmë të pranuar nga Hamasi, e cila përfshin edhe lirimin e pengjeve.

“Përpjekjet për të zvarritur me taktika të ndryshme janë të qarta për komunitetin ndërkombëtar. Është koha që Izraeli të japë një përgjigje serioze për atë që ka pranuar edhe në të kaluarën,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari.

Sondazhet e fundit tregojnë se shumica e izraelitëve mbështesin përfundimin e luftës si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve, të nxitur kryesisht nga shqetësimet për fatin e tyre dhe nga pasojat e dy viteve luftë mbi shoqërinë dhe ekonominë.

Ndërkohë, Netanyahu ndodhet nën presion të fortë nga partitë e krahut të djathtë që mbajnë gjallë koalicionin e tij, të cilat kërcënojnë me largim nëse ai pranon një armëpushim. Kritikët, përfshirë familjet e pengjeve, e akuzojnë se po e zvarrit luftën për të shpëtuar karrierën e tij politike.

“Ne mund ta kishim mbyllur luftën një vit më parë dhe t’i kishim kthyer pengjet e ushtarët në shtëpi. Por kryeministri zgjodhi, sërish e sërish, të sakrifikojë civilët për hir të pushtetit të tij,” u shpreh Einav Zangauker, nënë e një pengu 25-vjeçar që ndodhet ende në Gaza.

Mes protestuesve ishte edhe Ada Gorni, 88 vjeçe, e cila protestonte bashkë me vajzën e saj. Kjo e fundit mbante një pankartë ku shkruhej “Mjaft” në arabisht, anglisht dhe hebraisht.

“Ne duam vetëm të ndalojmë luftën, të sjellim pengjet në shtëpi dhe të ndalet uria në Gaza,” tha Carmen, 58 vjeç. “E themi me zë, por nuk besoj se po na dëgjojnë.”

Ndërsa presioni ndërkombëtar dhe ai i brendshëm rritet, pritet të shihet nëse Netanyahu do t’i përgjigjet përpjekjeve diplomatike apo do të vazhdojë ofensivën në Gaza City.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

germim i rastesishem ne britani studentja gjen nje medaljon ari 1200 vjecar 68ae0e745261c
Lajmi i mëparshëm

Gërmim i rastësishëm në Britani/ Studentja gjen një medaljon ari 1200-vjeçar

situata e zjarreve ne vend 4 vatra ende aktive 68ae13339d85e
Lajmi i radhës

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra ende aktive

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë