teherani sulmon serish vendet e lindjes se mesme teksa trump kercenon te godase termocentralet iraniane 6a5720315f559

​Teherani sulmon sërish vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane

July 15, 2026
1 minut lexim

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës së Pestë të SHBA-së në Bahrein dhe një bazë amerikane në Kuvajt, duke u zotuar të vazhdojë sulmet kundër aseteve ushtarake amerikane në rajon.

Sulmi i Teheranit vjen ndërsa ushtria amerikane tha se kreu natën e katërt të sulmeve kundër Iranit që zgjatën shtatë orë dhe pasi Presidenti Donald Trump rivendosi bllokadën e anijeve iraniane në ngushticën e Hormuzit të martën.

Sipas mediave lokale, Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) tha se sulmet e saj ishin një reagim ndaj veprimeve ushtarake amerikane dhe përpjekjeve për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit, shkruan euronews, transmeton KosovaPress.

Nëse Uashingtoni vazhdon të përpiqet të parandalojë eksportet e naftës dhe gazit të rajonit duke kontrolluar kalimet detare, IRGC kërcënoi të mbyllë linjat e tjera të energjisë që i shërbejnë interesave të SHBA-së dhe partnerëve të saj, sipas një deklarate të cituar në mediat lokale.

Në deklaratë, rojet njoftuan se eksportet rajonale të energjisë do të jenë “për të gjithë ose për askënd”. Në deklaratë nuk u përmendën rrugë të veçanta që Irani mund të përpiqet të pengojë.

Paralajmërimet për alarm raketash u lëshuan në Bahrein dhe Kuvajt herët në mëngjes të mërkurën, ndërsa këto vende përballeshin me sulme iranian, diçka që ka qenë një dukuri e përditshme, duke e tensionuar më tej armëpushimin e brishtë në luftë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nisin ndryshimet ligjore per vendosjen e sistemeve inteligjente transportuese ne maqedoni 6a56d08f942a0
Lajmi i mëparshëm

Nisin ndryshimet ligjore për vendosjen e sistemeve inteligjente transportuese në Maqedoni

trump sulmet ndaj iranit do te vazhdojne derisa te them mjaft 6a5736e6e01e5
Lajmi i radhës

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

Të fundit nga

ShkoLartë