tedi blushi mbledhja per shkarkimin e erion veliajt te mbahet ne sharre aty ku nisi afera e inceneratorit 68d18953afcba

Tedi Blushi: Mbledhja për shkarkimin e Erion Veliajt të mbahet në Sharrë, aty ku nisi afera e inceneratorit

September 22, 2025
1 minut lexim

Depueti i PL-së, Tedi Blushi, ka kërkuar që mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të zhvillohet simbolikisht në Sharrë, në vendin ku sipas tij nisi një nga aferat më të mëdha korruptive në kryeqytet, inceneratori që nuk ekziston.

“Në Sharrë, aty ku nisi një nga aferat më të mëdha korruptive të Tiranës, duhet të nisë edhe pastrimi i qytetit nga korrupsioni, inkriminimi dhe abuzimi me pushtetin,” deklaroi Blushi në një reagim për Facebook.

Sipas tij, qytetarët shqiptarë po vazhdojnë të vidhen çdo ditë përmes pagesave të majme që buxheti i shtetit i bën një inceneratori “fantazmë”, për të cilin paguhen rreth 90 mijë euro në ditë, pa pasur një objekt funksional që i shërben realisht qytetit.

Reagimi i Tedi Blushit 

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt duhet të mbahet në Sharrë, te inceneratori që nuk ekziston.

Pikërisht aty ku nisi një nga aferat më të mëdha korruptive të kryeqytetit, duhet të nisë edhe pastrimi i Tiranës nga korrupsioni, inkriminimi dhe abuzimi me pushtetin.

Miliona euro të taksapaguesve zhduken çdo vit për një incenerator fantazmë, por që vijon të gllabërojë 90 mijë euro/ditë, me firmë e vulë të Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Debatet për ligjshmërinë e shkarkimit mes dy pronarëve de facto të inceneratorit të paligjshëm janë farsë. Ato nuk ndryshojnë faktin se qytetarët po vidhen sot e do të vazhdojnë të vidhen për 3 dekada.

Tirana ka nevojë për një mesazh të qartë: Askush nuk është mbi ligjin. Dhe vendi më i goditur për ta dhënë këtë mesazh është aty ku paligjshmëria mori formë, në truallin e inceneratorit që nuk ekzistoi kurrë.

Llogaridhënia duhet të nisë aty.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

neser do te kete regjim te posacem trafiku ne shkup 68d187f1c12ec
Lajmi i mëparshëm

Nesër do të ketë regjim të posaçëm trafiku në Shkup

milani po pergatitet per lamtumiren e mike maignan 68d189b521ae3
Lajmi i radhës

Milani po përgatitet për lamtumirën e Mike Maignan

Të fundit nga

ShkoLartë