te shtenat me arme prane shtepise se bardhe vriten dy anetare te gardes kombetare 69277a82563d8

Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare

November 27, 2025
1 minut lexim

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të SHBA-së kanë ndërruar jetë në Uashington, raporton Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi Noem.



Të shtënat ndodhën një bllok pranë Shtëpisë së Bardhë, dhe tre persona janë dërguar në spital, përfshirë dy anëtarë të Gardës Kombëtare të plagosur. Një i dyshuar është arrestuar nga policia dhe është duke u intervistuar lidhur me ngjarjen.

Sipas informacionit të ofruar nga policia e Uashingtonit dhe mediat lokale, dy anëtarët e Gardës Kombëtare hapën zjarr ndaj sulmuesit para se të qëlloheshin.

Nuk është ende e qartë nëse anëtrët e gardës ishin shënjestra e sulmit, apo nëse ata ndërhynë për të parandaluar një shkëmbim zjarri.

Të shtënat ndodhën në cep të Rrugës së 17-të dhe Rrugës H NW, një zonë e njohur dhe afër Shtëpisë së Bardhë.

Në lidhje me incidentin, Presidenti Donald Trump ka shkruar në rrjetin social Truth, duke shprehur mbështetje për Gardën Kombëtare dhe forcat e sigurisë.

“Kafsha që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të dy të plagosur rëndë, është gjithashtu plagosur rëndë. Ai do të paguajë një çmim shumë të lartë”

Trump gjithashtu përshëndeti angazhimin e Gardës Kombëtare, ushtrisë dhe zbatuesve të ligjit.

Shtëpia e Bardhë e ka monitoruar situatën dhe Presidenti Trump është informuar mbi zhvillimet. Pjesë të aeroportit të Uashingtonit janë pezulluar për arsye sigurie, dhe fluturimet që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar Ronald Reagan janë ndaluar.

Policia e Uashingtonit ka marrë masa të sigurimit, duke rrethuar zonën e ngjarjes me shirita të verdhë dhe duke dërguar disa automjete të emergjencës. Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi motivin e sulmit, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim e sipër.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ka hapur diskutime mbi sigurinë në Uashington, veçanërisht në zonën afër Shtëpisë së Bardhë, e cila ka një praninë të lartë të forcave të sigurisë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rreziku nga guret bllokohet rruga ne qafe thane 69277952663fe
Lajmi i mëparshëm

Rreziku nga gurët, bllokohet rruga në Qafë Thanë

ngjarjet e dates 27 nentor 69277b714d1d8
Lajmi i radhës

Ngjarjet e datës 27 nëntor

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë