te shtena me arme zjarri ne lushnje pronari i lokalit plagos klientin dhe me pas arratiset 68aac25ccd293

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin dhe më pas arratiset

August 24, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në fshatin Çukas, Lushnjë, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas Policisë, shtetasi R. G., 56 vjeç, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri një 58-vjeçar, klient i lokalit të tij. I plagosuri, i identifikuar si R. M., është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

inteligjenca artificiale ndihme dhe kercenim ne epoken digjitale 68aac1a4765a4
Lajmi i mëparshëm

​Inteligjenca artificiale, ndihmë dhe kërcënim në epokën digjitale

ky mercedes thuhet se ka 2 2 milione kilometra te kaluara dhe eshte ende ne perdorim te perditshem ne finlande 68aac270755a6
Lajmi i radhës

Ky Mercedes thuhet se ka 2.2 milionë kilometra të kaluara dhe është ende në përdorim të përditshëm në Finlandë

Të fundit nga

ShkoLartë