te shtena me arme ne nice te frances ka te vdekur e te plagosur 68e043975c112

Të shtëna me armë në Nicë të Francës, ka të vdekur e të plagosur

October 3, 2025
1 minut lexim

Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur sonte si rezultat i shtënave në lagjen Les Moulins pranë Nicës, njofton prefektura Alpes-Maritimes.

Laurent Hottiaux, prefekt i Alpes-Maritimes, dënoi fuqimisht aktin e neveritshëm.

“Me vendim të Ministrit të Brendshëm, përforcimet do të mobilizohen duke filluar nga nesër për të siguruar rikthimin e sigurisë në lagje dhe do të qëndrojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shkroi prefektura në rrjetin X.

Kryetari i bashkisë Christian Estrosi shkroi në rrjetin X, se në këtë incident ishin përfshirë banda të lidhura me narko-banditizmin, të cilat kanë përdorur armë automatike.

Një hetim për vrasje është hapur nga Policia Gjyqësore (SIPJ) 06, transmeton KosovaPress.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

6 here operim vetem 3 muajshe historia e trishte ne per shqiptaret familjaret bejne apel per ndihme 68e043255a570
Lajmi i mëparshëm

6 herë operim vetëm 3 muajshe, historia e trishtë në “Për shqiptarët”, familjarët bëjnë apel për ndihmë

jo vetem burg por edhe gjobe me nje shume te majme per sean diddy gjykatesi kur te lirohet do te kete 68e045482f791
Lajmi i radhës

Jo vetëm burg, por edhe gjobë me një shumë të majme për Sean “Diddy” gjykatësi: Kur të lirohet do të ketë…

Të fundit nga

ShkoLartë