te shtena me arme ne cair policia e bit pazarit kap vjedhesit 68bc306cd139a

Te shtëna me armë në Çair, policia e Bit Pazarit kap vjedhësit!

September 6, 2025
1 minut lexim

Policia e stacionit të Bit Pazarit ka arritur të kapë dy persona të rinj, një 23-vjeçar dhe një 19-vjeçar, të cilët në orët e para të mëngjesit tentuan të kryejnë vjedhje në lagjen “Xhon Kenedi” në Shkup.

Pas sinjalizimit të një qytetari, policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Dyshuarit kanë tentuar të ikin, por efektivët e policisë, për t’i ndaluar, kanë shtënë me armë në ajër. Menjëherë pas kësaj, të rinjtë janë kapur dhe legjitimuar.

Ata tashmë ndodhen në stacionin policor të Bit Pazarit, ku po zhvillohen procedurat e mëtejshme hetimore.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti sot nisim nje nder projektet me te medha ne cair 68bc2a9cd2f72
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Sot nisim një ndër projektet më të mëdha në Çair

mexhiti fillon projekti i rikonstruksionit te rrugeve dhe ndricimit publik ne cairin e vjeter 68bc370fe23b4
Lajmi i radhës

Mexhiti: Fillon projekti i rikonstruksionit të rrugëve dhe ndriçimit publik në Çairin e Vjetër

Të fundit nga

ShkoLartë