te shtena me arme ndaj agjenteve te kufirit ne chicago 690fd5b3742ae

Të shtëna me armë ndaj agjentëve të kufirit në Chicago

November 9, 2025
1 minut lexim

Këtë të shtunë, më 8 nëntor, ka ndodhur një incident i rëndë në lagjen Little Village në anën perëndimore të qytetit amerikan të Chicago-s, ku një person që lëvizte me makinë hapi zjarr ndaj agjentëve të Doganës dhe Patrullës Kufitare të SHBA-ve.

Mediat e huaja raportojnë se agjentët po kryenin operacione për zbatimin e ligjit të imigracionit në momentin kur ndodhi sulmi. Përveç të shtënave, Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) raportoi se persona të tjerë të pranishëm në zonë hodhën kanaçe boje dhe tulla drejt automjeteve të agjentëve.

Departamenti i Policisë së Chicago-s u thirr për të pastruar zonën, por deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim. Sipas DHS-së, personi që hapi zjarr po lëvizte me një Jeep të zi, ai mbetet ende në arrati.

Incidenti ndodhi pikërisht në ditën që shënon dy muaj nga fillimi i operacionit për zbatimin e ligjit për emigracionin të administratës Trump, i quajtur “Operation Midway Blitz”, i cili ka prekur ndjeshëm lagjet Little Village dhe Pilsen.

Në tetor, pati përplasje të ashpra mes banorëve dhe agjentëve federalë, ku në një rast u përdor gaz lotsjellës ndaj turmave. Javën e kaluar, drejtuesit lokalë të Little Village i kërkuan kryetarit të bashkisë Brandon Johnson të zbatojë urdhrin ekzekutiv që ndalon përdorimin e pronave publike të qytetit nga agjentët federalë për operacione emigracioni, pas publikimit të një videoje ku shfaqeshin automjete të agjentëve në një parking të një shkolle publike.

Si reagim ndaj situatës, qindra nxënës të shkollës së mesme në Little Village Lawndale organizuan një marshim proteste dhe bojkotuan mësimin, duke kundërshtuar intensifikimin e operacioneve të imigracionit.

DHS ka raportuar mbi 3 mijë arrestime që nga fillimi i operacionit në shtator, por nuk ka dhënë një afat për përfundimin e tij.

Ngjarja e fundit shton tensionet në një komunitet që tashmë ndodhet nën presion të lartë, ndërsa autoritetet federale dhe lokale përballen me kritika për mënyrën e menaxhimit të operacioneve të imigracionit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse gta 6 vazhdon te vonohet 690fd56e935ca
Lajmi i mëparshëm

Pse GTA 6 vazhdon të vonohet?

haradinaj vota per agron kucin vizion dhe zhvillim per junikun 690fdc8f46f95
Lajmi i radhës

Haradinaj: Vota për Agron Kuçin, vizion dhe zhvillim për Junikun

Të fundit nga

ShkoLartë