te shtena drejt nje bmw je ne levizje ne rajonin e gostivarit 6aef6a2e8536d

Të shtëna drejt një BMW-je në lëvizje në rajonin e Gostivarit

November 7, 2026
1 minut lexim
pol 5

Një incident me armë zjarri është regjistruar në rrugën lokale që lidh fshatrat Debresh dhe Vrapçisht të rajonit të Gostivarit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 6 nëntor, rreth orës 22:40, një 28-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar rastin në stacionin policor në Gallatë, duke e cilësuar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në momentin e incidentit, një 31-vjeçar po drejtonte një automjet BMW me targa të Gostivarit, në drejtim të Vrapçishtit. Gjatë udhëtimit, personat në automjet kanë dëgjuar një goditje të fortë në pjesën e pasme të kulmit të veturës.

Pasi kanë ndaluar dhe kanë dalë nga automjeti, kanë vërejtur një predhë të armës së zjarrit dhe dëmtime në veturë.

Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

masakra ne krakov detajet rreth sulmuesit u publikuan 6aef69e5f2cd2
Lajmi i mëparshëm

​Masakra në Krakov, detajet rreth sulmuesit u publikuan

jamie lee curtis qendroi prane femijeve te saj pas vdekjes se rob dhe michele reiner ne jemi familje 6aef6a31a33fd
Lajmi i radhës

Jamie Lee Curtis qëndroi pranë fëmijëve të saj pas vdekjes së Rob dhe Michele Reiner: Ne jemi familje

Të fundit nga

ShkoLartë