te rinjte demtojne hapsirat publike reagon komuna e prishtines aktet e vandalizmit jane te papranueshme 68ffd253afa10

Të rinjtë dëmtojnë hapsirat publike, reagon Komuna e Prishtinës: Aktet e vandalizmit janë të papranueshme

October 27, 2025
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas publikimit të një videoje në Indeksonline, ku shihen disa fëmijë të mitur duke dëmtuar hapësirën e një këndi lodrash në qytet. Ky incident ka ngjallur shqetësim dhe ka sjellë një përgjigje të menjëhershme nga autoritetet komunale.

Në një njoftim për media, Komuna ka theksuar se po vazhdon të investojë në krijimin e hapësirave të sigurta dhe cilësore për fëmijët, përfshirë këndet e lodrave nëpër lagje.

Sipas Komunës, ky incident është një rast i papranueshëm i vandalizmit ndaj pronës publike dhe është raportuar menjëherë në organet e rendit.

“Në kohët e fundit, po përballemi me raste të dëmtimit të qëllimshëm të pronës publike, si ai i ndodhur në një kënd lodrash, dhe këto veprime janë të papranueshme. Ftojmë qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e këtyre hapësirave dhe të raportojnë çdo akt vandalizmi te organet kompetente,” thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna ka bërë thirrje për qytetarët që të kontribuojë në ruajtjen e këtyre ambienteve dhe të raportojë çdo rast të tillë te organet kompetente.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a eshte marre ne pyetje rama per inceneratorin e tiranes dumani flet ne kuvend 68ffd034976bd
Lajmi i mëparshëm

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

ja cfare i ndodh trupit tuaj kur ora terhiqet nje ore prapa 68ffd379488eb
Lajmi i radhës

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj kur ora “tërhiqet” një orë prapa

Të fundit nga

ShkoLartë