te perdoren nga persona mbi 12 vjec zjarrfikesit japin keshilla per te pasur kujdes me fishekzjarret 694ffd367595e

“Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç”/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët

December 27, 2025
1 minut lexim

Fishekzjarrët festive sjellin atmosferë por bashkë me to edhe rreziqe. Nuk mungojnë në çdo ndrirm vitesh incidente të cilat cenojnë shëndetin e personave që I përdorin por janë burim zjarresh në banesa dhe biznese.

Që të shmangen incidente të tilla këto lëndë duhet të përdoren sipas protokolleve të caktuara.

“Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç. Të përdoren kategori të lejuara sepse ato të mëdhatë janë të rrezikshme si për zhurmat dhe për kimikatet. Të përdoren në ambiente të hapura jo në banesa se shkaktojnë djegie tendash, kemi pasur gjithmonë ngjarje.”, shprehet Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Zjaffrikësve në Tiranë.

Specifika të veçanta ka dhe mënyra e tregtimit të tyre. për këtë arsye policia ka ushtruar kontrolle në tregje duke sekuestruar sasi të konsiderueshme të këtyre lëndëve.

Duhet të tregtohen vetëm në ambiente me mure jo në tregje të hapura sepse një incident sado i vogël sjell pasoja të rënda

Spektakël me fishekzjarrë do të organizohet dhe nga bashkia e kryeqytetit natën e ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej ku shërbimi zjarrfikës do të jetë I pranishëm për të dhënë asistencën e nevojshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbi 10 mije qytetare turq kane kerkuar shtetesi te maqedonise se veriut 694ff0b09e57b
Lajmi i mëparshëm

Mbi 10 mijë qytetarë turq kanë kërkuar shtetësi të Maqedonisë së Veriut

oferta e milanit 7 milione deri ne vitin 2030 694ffd93d6b69
Lajmi i radhës

Oferta e Milanit 7 milionë deri në vitin 2030

Të fundit nga

ShkoLartë