te parandalohen zjarret ne deponite e mbeturinave agjencia e mjedisit me apel 686f76234cf6d

“Të parandalohen zjarret në deponitë e mbeturinave”, Agjencia e Mjedisit me apel

July 10, 2025
1 minut lexim

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e zjarreve në deponitë urbane të mbeturinave në Kosovë.

Sipas kësaj agjencie, me rritjen e temperaturave gjatë muajve të verës, rreziku për shpërthimin e zjarreve në deponitë e mbeturinave është shumë i lartë.

Prandaj, kjo  agjenci vjen me apel për marrjen e masave të menjëhershme parandaluese nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

“Zjarret në deponi përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin, siç u dëshmua edhe nga rasti i fundit i zjarrit në deponinë e Elbasanit në Shqipëri”, theksohet mes tjerash në thirrjen e saj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen e verteta qe bdi do ta fshehe me shpifje 20 vite ne qeveri 0 shqiptare ne keto institucione 686f7263b1bec
Lajmi i mëparshëm

VLEN: E vërteta që BDI do ta fshehë me shpifje: 20 vite në qeveri, 0 shqiptarë në këto institucione!

me caj rusi e shalqi kreshen dhe kapon i ben bashke gjysmefinalja e boterorit te klubeve 686f774f423b8
Lajmi i radhës

Me çaj rusi e shalqi, Kreshën dhe Kapon i bën bashkë gjysmëfinalja e Botërorit të Klubeve

Të fundit nga

ShkoLartë