te pakten pese shtete te be se po e bllokojne serbine e vuciqit ne rrugen drejt anetaresimit 6a49103336a6a

​Të paktën pesë shtete të BE-së po e bllokojnë Serbinë e Vuciqit në rrugën drejt anëtarësimit

July 4, 2026
1 minut lexim

Të paktën pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian aktualisht po e bllokojnë drejtpërdrejt Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së, duke mos mbështetur hapjen e grupit të tretë të kapitujve (Klasterit 3) në negociatat e anëtarësimit.

Përveç Holandës, përfaqësuesi i së cilës e ka konfirmuar zyrtarisht këtë për Radion Evropa e Lirë, ndër vendet që kundërshtojnë hapjen e klasterit janë edhe tri shtetet baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania – si dhe Suedia.

Në anën tjetër, gazeta Danas raporton se një qasje e tillë është e paprecedentë në procesin e integrimit evropian të Serbisë dhe përbën një sinjal serioz alarmi.

“Situata ka arritur në pikën kritike”, kanë thënë burime të kësaj gazete.

Përgjegjës për këtë situatë ata e konsiderojnë regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se ai i ka shteruar tashmë të gjitha kreditë politike dhe besueshmërinë për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Sipas tyre, mënyra e qeverisjes së tij karakterizohet me korrupsion, shkelje të të drejtave të njeriut dhe kufizim të lirisë së shprehjes.

Sipas Radios Evropa e Lirë, arsyet kryesore të kundërshtimit për hapjen e Klasterit 3 lidhen me gjendjen në fushën e sundimit të ligjit. Për disa shtete anëtare, faktor i rëndësishëm mbetet edhe fakti që Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë ishte arsyeja e parë që nga dhjetori i vitit 2021 negociatat e anëtarësimit të Serbisë me BE-në u bllokuan praktikisht.

Ndërkohë, situata në fushën e sundimit të ligjit është përkeqësuar, gjë që është pasqyruar edhe në raportet e Komisionit Evropian.

Klasteri 3 ka të bëjë me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse dhe përfshin tetë kapituj negociues. Komisioni Evropian kishte vlerësuar që në vitin 2021 se kushtet për hapjen e tij ishin përmbushur.

Për hapjen ose mbylljen e një klasteri në negociatat e anëtarësimit kërkohet miratimi unanim i të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri ne malin e shengjinit ministria e mbrojtjes intensiteti i flakeve eshte ulur ndjeshem identifikohet autori i zjarrvenies 6a490fd02dc11
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në malin e Shëngjinit, Ministria e Mbrojtjes: Intensiteti i flakëve është ulur ndjeshëm, Identifikohet autori i zjarrvënies

demi lovato shfaqet elegante ne koncertin e rosalias 6a4910ff43438
Lajmi i radhës

Demi Lovato shfaqet elegante në koncertin e Rosalias

Të fundit nga

ShkoLartë