te pakten 27 te vdekur pas permbytjes se nje anijeje turistike ne vietnam 687bbd61e7844

Të paktën 27 të vdekur pas përmbytjes së një anijeje turistike në Vietnam

July 19, 2025
1 minut lexim

Të paktën 27 persona vdiqën pasi një varkë turistike u përmbys për shkak të motit të keq  në Gjirin Halong të Vietnamit të shtunën, raportuan mediat shtetërore.

Varka, që mbante 53 persona, u përmbys rreth orës 14:00 sipas orës lokale, ndërsa stuhia Wipha i afrohej vendit përtej Detit të Kinës Jugore. Në zonë u raportuan erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe vetëtima.

Shumica e turistëve ishin nga kryeqyteti, Hanoi, raportoi gazeta lokale VnExpress. Nuk kishte asnjë njoftim zyrtar mbi kombësinë e turistëve, ndërsa ekipet e emergjencës vazhduan të kërkonin për të mbijetuarit.

Ekipet e shpëtimit gjetën 11 të mbijetuar dhe nxorën 27 trupa, tetë prej të cilëve fëmijë, tha Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Vietnamit, duke cituar autoritetet lokale.

Gjiri Halong, rreth 200 kilometra në verilindje të Hanoit, tërheq dhjetëra mijëra vizitorë çdo vit. Turët me varkë janë jashtëzakonisht të popullarizuara, shkruan Reuters.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be e shqetesuar per vonesat ne kosove plani i rritjes me afat te kufizuar 687bbc387552c
Lajmi i mëparshëm

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

mbeshtetje ajrore shtese per shuarjen e zjarrit midis zhelines dhe erebines 687bc06e13a79
Lajmi i radhës

Mbështetje ajrore shtesë për shuarjen e zjarrit midis Zhelinës dhe Erebinës

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë