te pakten 11 te vdekur ne shba si pasoje e stuhise dimerore 69776f93644b2

Të paktën 11 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore

January 26, 2026
1 minut lexim

Një stuhi e rrezikshme dimërore i ka mbështjellë Shtetet e Bashkuara, duke lënë të paktën 11 persona të vdekur. Mijëra persona raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike.

Shumë shkolla dhe rrugë nëpër SHBA janë mbyllur ndërsa mbi 11 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve “të rrezikshme për jetë”, sipas Shërbimit Kombëtar për Motin.

Kryetari i Qytetit të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka thënë se pesë persona kanë vdekur si pasojë e motit. Të paktën dy persona kanë vdekur si pasojë e hipotermisë në Luizianë dhe vdekje tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas.

Autoritetet kanë paralajmëruar se mund të ketë reshje të shumta të borës dhe akull të zi për disa ditë. Stuhia besohet se ka prekur mbi 180 milionë amerikanë – që do të thotë më shumë se gjysmën e popullsisë.

Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Zohran Mamdani ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter – që të paktën tetë persona kanë vdekur të shtunën, mirëpo shkaqet nuk janë përcaktuar ende.

Ekspertë për motin kanë paralajmëruar që njëra prej rreziqeve më të mëdha të stuhisë është akulli, i cili mund t’i dëmtojë drunjtë, t’i shkatërrojë kabllot e energjisë dhe t’i bëjë rrugët të pasigurta.

Ata besojnë se ndryshimet klimatike mund të kenë ndikuar në ashpërsimin e kushteve klimatike të çdo stine. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nisi me fjalosje perfundoi me grushte keta jane dy mjeket qe u rrahen mes vete ne qkuk 69776f7fc1853
Lajmi i mëparshëm

Nisi me fjalosje, përfundoi me grushte, këta janë dy mjekët që u rrahën mes vete në QKUK

presidentja e perkohshme e venezueles i thote mjaft uashingtonit kritikon presionin e shba se ndaj politikaneve venezuelian 6977714ac3922
Lajmi i radhës

Presidentja e përkohshme e Venezuelës i thotë “mjaft” Uashingtonit, kritikon presionin e SHBA-së ndaj politikanëve venezuelian

Të fundit nga

ShkoLartë