te ndare apo ende bashke zbulohet detaji qe tradhtoi marredhenien e gjestit dhe egli takos 68a5bcf936e17

Të ndarë apo ende bashkë? Zbulohet detaji që ‘tradhtoi’ marrëdhënien e Gjestit dhe Egli Takos

August 20, 2025
1 minut lexim

Gjesti dhe Egli janë dy prej emrave më të përfolur që dolën nga edicioni i katërt i “Big Brother VIP”.

Marrëdhënia e tyre u krijua brenda shtëpisë së famshme dhe që prej asaj kohe ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike. Interesi për çiftin është ushqyer nga dinamika e tyre e ndërlikuar, e shoqëruar me lajme për ndarje të mundshme, por edhe për ribashkime.

Së fundmi, një postim i Eglit në rrjetet sociale ka rikthyer në qendër të diskutimeve marrëdhënien e tyre.

Image

Egli

Në InstaStory-n e publikuar, ajo shfaqet duke qeshur teksa dora e një personi tjetër me një byzylyk në dorë bie në sy, detaj i cili nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.

Arsyeja lidhet me faktin se i njëjti aksesor është parë edhe tek Gjesti, duke ngjallur kështu dyshime se dyshja vijon të jetë bashkë.

Image

Gjesti

Ky element vizual, ndonëse i vogël, ka mjaftuar për të hapur sërish diskutime mbi statusin e marrëdhënies së tyre.

Në mungesë të një reagimi prej tyre, interpretimet e publikut dhe të fansave mbeten të shumta. Megjithatë, mbetet e dukshme se çdo lëvizje e Gjestit dhe Eglit vazhdon të ngjallë interes të madh.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

MICKOSKI
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Nuk do të hapet miniera Kazandoll, Maqedonia kurseu 115 milionë euro

mickoski marreveshja kornize eshte deshmi se maqedonia mund te jete shtepi e te gjithe qytetareve 689c618955c1a
Lajmi i radhës

Mickoski: Pas lojërave të fatit, do të ketë zgjidhje ligjore edhe për kreditë e shpejta

Të fundit nga

ShkoLartë