te ndalohet aksioni shembja e ndertimeve pa leje mblidhet kuvendi i burrave ne theth duam dialog 6873b6b79ad42

“Të ndalohet aksioni!”- Shembja e ndërtimeve pa leje, mblidhet Kuvendi i burrave në Theth: Duam dialog!

July 13, 2025
1 minut lexim

Banorët e Thethit kanë organizuan një Kuvend para kishës së fshatit, ku kërkuan ndalimin e aksionit dhe nisjen e një dialogu të drejtpërdrejtë me autoritetet, pas gati një jave tashmë nga aksioni i nisur për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Në këtë tubim mori pjesë edhe Zef Vladi, banor i Shalës, i cili foli për rëndësinë historike dhe kulturore të kullave të Thethit, duke theksuar se ato janë të ndërtuara me djersë dhe mbrojtur me gjak.

Ai e cilësoi të paarsyeshme shembjen e këtyre objekteve, duke kërkuar që të hapet një dialog dhe jo shkatërrim.

“I kam bërë thirrje qeverisë që të ndalojë aksionin, sepse nuk është e arsyeshme. Ne e dimë që disa ndërtime kanë pasur gabime dhe nuk duhej të ishin lejuar, por ato janë ndërtuar me mundin dhe sakrificat tona.

Këto shtëpi janë më shumë se thjesht objekte, ato janë pjesë e historisë sonë, të mbrojtura me djersë e gjak”, tha Vladi, duke theksuar se pas kësaj proteste, kërkohet vetëm një mundësi për dialog dhe marrëveshje.

Në fjalën e tij, ai theksoi solidaritetin e banorëve të Thethit me ata nga Dajti, Puka dhe Dukagjini, të cilët kanë shprehur mbështetje për ta dhe kanë kërkuar respektimin e të drejtave të tyre.

Zef Vladi e krahasoi këtë situatë me periudhën e luftës në Kosovë, duke përmendur faktin se edhe kur shqiptarët janë përballur me sfida të mëdha, ata kanë mbrojtur me çdo kusht tokën dhe kulturën e tyre.

“Ne jemi ata që kemi mbrojtur këtë tokë. Ata janë bërë me djersë dhe mbrojtur me gjak. Nuk është e arsyeshme që tani dikush të hyjë dhe të shkatërrojë. Duhet të ulemi dhe të bisedojmë. Jemi vëllezër, duhet të gjejmë një zgjidhje paqësore”, shtoi ai.

Banorët e Thethit kërkuan që të hapet një dialog konstruktiv me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, duke theksuar se ata janë të gatshëm për të bashkëpunuar, por jo për të lejuar shkatërrimin e pasurisë dhe identitetit të tyre kulturor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti korridori 8 eshte nje bosht i qarte lidhes ndermjet maqedonise se veriut shqiperise dhe rajonit me ndikim te drejtperdrejte ne zhvillimin ekonomik turistik dhe gjeopolitik te vendit 6873ad681145e
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Korridori 8 është një bosht i qartë lidhës ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe rajonit, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, turistik dhe gjeopolitik të vendit

shqiptarja qe coi ne kembe zviceranet befason me deklarate para sfides me spanjen 6873b6f381dba
Lajmi i radhës

Shqiptarja që çoi në këmbë zviceranët, befason me deklaratë para sfidës me Spanjën 

Të fundit nga

ShkoLartë