“Hapi i radhës do të jetë të mërkurën”, kështu tha në Click Plus nënkryetari i Alternativës, Afan Elezi teksa njoftoi që do të mblidhet kuvendi i partisë që siç tha, “rreth 115 anëtarë duhet të jenë pjesëmarrës për të dhënë sugjerime se si duhet të ndodh unifikimi në VLEN”. Elezi tha se nuk pengojnë rrugën e VLEN-it dhe se ishin të parët që bën hapin për unifikim dhe se janë autorët e themelimit të koalicionit.
Elezi tha se nuk shpejtojnë në këtë drejtim që siç theksoi, “punët që bëhen shpejt jo se janë të mira”, por shtoi se ecin bashkë me subjektet e tjera që VLEN të bëhet një parti.
Burimi: alfax.mk


