te marten pritet te mbahet seanca fillestare ndaj serbit te akuzuar per dhunim seksual gjate luftes 696dfcbe6269e

​Të martën pritet të mbahet seanca fillestare ndaj serbit të akuzuar për dhunim seksual gjatë luftës

January 19, 2026
1 minut lexim

Nesër (e martë), në Gjykatën Themelore do të mbahet seanca fillestare kundër Cvetko Kostiq, i cili akuzohet për dhunim seksual gjatë luftës. Rasti i dhunimit ka ndodhur në Komunën e Vushtrrisë.

Kostiq akuzohet në mungesë, në pamundësi të sigurohet prezenca e tij gjatë procesit gjyqësor.

Seanca do të mbahet në orën 09:30 në Departamentin Special të Gjykatës Themelore, raporton KosovaPress.

Cvetko Kostiq ka qenë pjesëtar i forcave policore të Serbisë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ai në bashkëkryerje me persona tjerë të uniformuar dhe të armatosur ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile”.

Deri më tani janë ngritur 12 aktakuza për dhunim seksual gjatë luftës, në mesin e tyre shtatë janë në mungesë.

Për herë të parë për këtë krim lufte është dënuar Zoran Vukotiq me 13 vjet burgim në tri shkallët, në rastin tjetër Vukotiq është liruar për dhunim seksual, dhe rasti Zhivojin Nesiq “Zhika” u dënuar me 15 vjet burgim dhe është në vuajtje të dënimit.

Vitin e kaluar u shqiptua edhe dënimi i parë në mungesë, ku Dragan Deniq e Ivica Rajkoviq u dënuan me nga 15 vjet burgim.

Vitin e kaluar kanë filluar edhe dy procese tjera për këtë krim lufte.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

furgoni i toyotas sfidon kohen vjen me ndryshime te vecanta per 2026 696dfc92b0c87
Lajmi i mëparshëm

Furgoni i Toyotas sfidon kohën, vjen me ndryshime të veçanta për 2026

nuk ndiej me detyrim te mendoj vetem per paqen trump jep shpjegime per grenlanden 696dfd09c4103
Lajmi i radhës

“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep shpjegime për Grenlandën

Të fundit nga

ShkoLartë