Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe njofton të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, që aktualisht ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe, se të martën do të realizohet edhe një fluturim për evakuimin e qytetarëve në linjën Dubai-Shkup.
“Duke pasur parasysh se po finalizohen përgatitjet dhe detajet për realizimin e tij, të gjithë qytetarët që kanë nevojë urgjente dhe prioritare për evakuim duhet të paraqiten sa më shpejt në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Regjistrimi, sipas Ambasadës, mund të bëhet në këto kontakte: Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi, telefon: +971 56 441 7532 dhe e-mail: [email protected].
Deri më tani janë realizuar katër fluturime të organizuara për evakuimin e qytetarëve nga rajoni i Lindjes së Mesme, me të cilat janë transportuar gjithsej 458 pasagjerë.
Burimi: alfax.mk


