te marten do te emerohen ushtruesit e detyres ne kater komunat ku nuk u arrit censusi me 19 tetor 692029b772708

Të martën do të emërohen ushtruesit e detyrës në katër komunat ku nuk u arrit censusi më 19 tetor

November 21, 2025
1 minut lexim

Më 25 nëntor, të martën në seancë qeveritare do të vendoset për emrat e të besuarve të Qeverisë në katër komunat ku më 11 janar do të mbahen sërish zgjedhjet pasi më 19 tetor nuk u arrit censusi për daljen e një të tretës së votuesve në zgjedhje.

Ekzekutivi duhet të emërojë të besueshëm, në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë, por edhe Mavrovë- Rostushë.

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetar për këto katër komuna mbaron më 11 dhjetor në mesnatë.

Shorti për radhitjen e kandidatëve në fletat e votimit do të realizohet deri më 17 dhjetor.

Fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, nga 22 dhjetori dhe zgjat deri më 9 janar në mesnatë.

Kujtojmë se në këto katër komuna nuk u arrit censusi më 19 tetor.

Në Gostivar, pjesëmarrja ishte 33.31 përqind, në Vrapçisht 25.18 përqind, në Mavrovë dhe Rostushë 30.31 përqind ndërsa në Qendër Zhupë 21.49 përqind.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jessie j rremben vemendjen ne tapetin e kuq pas betejes me kancerin 6920203910a2e
Lajmi i mëparshëm

Jessie J rrëmben vëmendjen në tapetin e kuq pas betejës me kancerin

fillon procedura per mbledhjen e nenshkrimeve per kandidatet e pavarur per kryetare komunash ne gostivar vrapcisht mavrove dhe rostushe dhe qender zhupe 692030de1c34a
Lajmi i radhës

Fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushe dhe Qendër Zhupë

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë