te humbasesh gjithcka si oscar wilde e te perfundosh ne burg prej dashurise gjyqi pas akuzave per seksualitetin e tij historia e dashurise qe perfundoi ne qeli 68623f4330f4a

Të humbasësh gjithçka si Oscar Wilde e të përfundosh në burg prej dashurisë! Gjyqi pas akuzave për seksualitetin e tij, historia e dashurisë që përfundoi në qeli

June 30, 2025
min lexim

Në Londrën e shekullit të 19-të, kur burrat vishnin frakë dhe gratë fshihnin emocionet nën kapele të mëdha, një djalë irlandez me fjalë të mprehta si brisk dhe me shije të shtrenjta për jetën, i tronditi të gjitha rregullat.

Oscar Wilde, i lindur më 1854 në Dublin, ishte më shumë se një shkrimtar. Ai ishte një ngjarje. Një provokim me ecje aristokratike dhe mendje prej atentatori shoqëror. Fjalitë e tij mbeteshin në ajër si aroma e parfumit të grave që përshkruante të ëmbla në sipërfaqe, helmuese në brendësi. I shkolluar në Oksford, ku shkëlqeu në letërsi dhe u bë një figurë kulturore, Wilde u bë i famshëm për inteligjencën e tij dhe për teatrin që krijoi rreth vetes. Ai nuk jetonte thjesht si artist; ai ishte vetë arti. Fustanet e syshqisur, bastunët, flokët e gjatë, përgjigjet brilante e bënin një “divë” shumë përpara kohës së tij. Por pas lavdisë, fshihej një jetë me shumë skandale.

Romani i tij i vetëm, “Portreti i Dorian Gray”, tronditi moralin viktorian për mënyrën si trajtonte sensualitetin, bukurinë dhe rënien morale. Por më shumë se libri, ajo që tronditi Britaninë ishte vetë Wilde. Ai u dashurua me një djalosh të bukur dhe të pasur Lord Alfred Douglas. Dashuria e tyre ishte e zjarrtë, e pabarabartë dhe fatkeqe. Në një shoqëri ku homoseksualiteti ishte krim, kjo lidhje nuk mund të mbetej fshehtë. Kur babai i Alfredit e akuzoi publikisht Wilde për marrëdhënie homoseksuale, shkrimtari e paditi për shpifje. E çuditshme për një mendje kaq e hollë, sepse kjo ishte vetëvrasje. Në gjyqin pasues, Wilde u gjykua për “çrregullime të mëdha morale” dhe u dënua me dy vjet punë të detyruar.

Nga bisedat brilante në sallonet më të rafinuara të Londrës, Oscar Wilde përfundoi në qelitë e errëta të Readingut. Nga perla në gur. Trupi iu thye, por stili mbeti: edhe në burg, shkruante, lexonte dhe endte mendimet e tij në letra për Alfredin. Pas lirim it, ai u arratis në Francë, i dërrmuar, pa para dhe me reputacion të shkatërruar. Shumë miq e braktisën. Në Paris jetoi si i huaj, i veshur me kujtime dhe mëkate, derisa vdiq në vitin 1900, në moshën 46-vjeçare. Fjalët e tij të fundit? “Po vdes mbi një tapet të tmerrshëm.

Njëri nga ne duhet të iki.” Sot, Oscar Wilde është kthyer në ikonë. Jo vetëm për letrat e tij si “Rëndësia e të qenit serioz” apo aforizmat që qarkullojnë si meme elegante, por për mënyrën si e jetoi veten pa frikë, edhe kur çmimi ishte i lartë. Ironikisht, sot Londra e ka një statujë për të. Madje dhe një bar me emrin e tij. Ashtu siç tha dikur: “Jeta është shumë e rëndësishme për t’u marrë seriozisht.” Ai nuk e mori kurrë. Por e jetoi me guxim dhe i la botës fjalët më të mprehta që nuk plaken kurrë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbappe do te luaj ndaj juventusit por ende ka nje dyshim nese do te jete titullar 68623f3fee796
Lajmi i mëparshëm

Mbappe do të luaj ndaj Juventusit, por ende ka një dyshim nëse do të jetë titullar

nasa ka bere nje zbulim te jashtezakonshem nje planet te ri 68623ff4ecf37
Lajmi i radhës

NASA ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm, një planet të ri

Të fundit nga

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Ish-deputetja e Partisë Socialiste zëvendëson në këtë post Manush Kullollin. Gjylameti ka qenë deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e
ShkoLartë