te huajt zbulojne vloren rriten kerkesat per pune e qendrim shumica jane nga italia ukraina dhe india 698211d46f610

Të huajt zbulojnë Vlorën, rriten kërkesat për punë e qëndrim. Shumica janë nga Italia, Ukraina dhe India

February 3, 2026
1 minut lexim

Kërkesat për punë dhe qëndrim nga shtetas të huaj që duan të jetojnë dhe punojnë në qytetin e Vlorës janë shtuar ndjeshëm.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rritur  dukshëm aplikimet për leje qëndrimi. Në muajin e parë të vitit 2025 janë regjistruar 187 aplikime për leje qëndrimi, nga të cilat janë miratuar 146.

Ndërsa në janar të vitit 2026, numri i aplikimeve ka arritur në 335, me 292 të pranuar. Shifrat tregojnë qartë një rritje të interesit të shtetasve të huaj për të jetuar dhe punuar në Vlorë.

Statistikat nga Zyra e Punës në Vlorë bëjnë me dije se aplikantët vijnë kryesisht nga Italia, Ukraina, India, Mianmari, por edhe vende të tjera.

“Kërkesat nga shtetasit e huaj janë shtuar. Ata janë të interesuar të marrin një profesion për t’u punësuar në sektorë të ndryshëm në qytetin e Vlorës. Shtetasit që kërkojnë certifikim profesional janë kryesisht nga Italia, Ukraina, India, por edhe nga Kosova. Interesi i tyre përqendrohet në kurse si guzhinë, hidraulikë, elektricist, servis makinash dhe saldimi”, tha drejtor i Qendrës së Formimit Profesional, Vlorë, Ergys Allushi.

Shumë të huaj të tjerë punojnë prej vitesh në Vlorë, Këto vajza nga Minamari që punojnë në sektorin e shërbimit, deklarojnë se edhe bashkëkombës të tjerë të tyre punojnë në Shqipëri dhe paguhen mirë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

epstein deshironte te blinte vilen e titos lajcak i shpjegoi se vendet e ish jugosllavise nuk 6982110b22b29
Lajmi i mëparshëm

Epstein dëshironte të blinte “Vilën e Titos”, Lajçak i shpjegoi se vendet e ish-Jugosllavisë nuk…

kurti kujton 26 vjetorin e spastrimit etnik ne mitrovice serbia deboi mbi 11 mije shqiptare 698211ef622b8
Lajmi i radhës

Kurti kujton 26-vjetorin e spastrimit etnik në Mitrovicë: Serbia dëboi mbi 11 mijë shqiptarë

Të fundit nga

ShkoLartë