te henen du leket kemi me u vra krejtve pronari i nje lokali sulmohet nga disa te rinj ne shkoder ne angli i rrmbyen nipin drga shkak i skenave te dhnshme 68acf3b66e8ca

“Të hënën du lekët, kemi me u vra krejtve”/ Pronari i një lokali sulmohet nga disa të rinj në Shkodër, në Angli i rr*mbyen nipin, dr*ga shkak i skenave të dh*nshme

August 26, 2025
1 minut lexim

Një skenë dhunë është regjistruar në qytetin e Shkodrës ku disa të rinj kanë dhunuar pronarin e një lokali.

Në videot e publikuara nga JOQ duken të rinjtë të cilët futen dhunshëm në lokal dhe sulmojnë pronarin dhe personat që ndodheshin në lokal. 

Pronari tenton të vetëmbrohet ndërsa të rinjtë kërcënojnë se do t’i vrasin të gjithë dhe se të hënën duhet tu dërgojnë lekët.

Pas skenës së dhunës ata marrin karriget dhe godasin kamerat e sigurisë. Të rinjtë mësohet se akuzojnë djalin e pronarit të lokalit se u ka vjedhur mallin në Angli.

Hakmarrja e tyre nuk njeh kufij sa shkojnë dhe sulmojnë familjarët të cilët nuk kanë lidhje me ngjarjen ndërsa kërcënojnë edhe në vrasje.

Dhuna nuk është ndalur me kaq pasi raportohet se pjesëtarë të këtij grupi kanë rrrëmbyer në Angli edhe nipin e pronarit të lokalit dhe e kanë dhunuar për dy ditë. Sipas raportimeve personat vijnë nga familje të njohura në Shkodër.

“Policia e Shkodrës duhet të ndërhyjë menjëherë! Një grup djemsh kanë hyrë në lokalin e një qytetari, kanë dhunuar babain e tij dhe miqtë, kanë thyer kamerat e sigurisë për të fshehur provat dhe janë larguar.

Të dhunuarit dhe kërcënuarit nga këto djem që kanë lidhje familjare me një fis të njohur në Shkodër kërkojnë mbrojtje,” thuhet në apelin e djalit të pronarit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti demokracia nuk mund te ekzistoje pa gra perjashtimi i tyre nga politika do te thote shkaterrimi i saj qe ne themele 68ace53842fd9
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Demokracia nuk mund të ekzistojë pa gra, përjashtimi i tyre nga politika do të thotë shkatërrimi i saj që në themele

cilat vende evropiane kane me shume vende pune te lira 68acf420975f4
Lajmi i radhës

Cilat vende evropiane kanë më shumë vende pune të lira?

Të fundit nga

ShkoLartë