te gjithe ata qe jetojne jashte rmv se tani mund te caktojne ne menyre online termine per dokumente personale 686832404b52b

Të gjithë ata që jetojnë jashtë RMV-së, tani mund të caktojnë në mënyrë online termine për dokumente personale

July 4, 2025
1 minut lexim

Shkup, 4 korrik – Ministria e Brendshme njoftoi ka mundësuar caktimin online të termineve për dokumente personale në vend dhe për diasporën, pra të gjithë ata që nuk kanë numër telefoni të Maqedonisë, përmes mundësisë për të bërë rezervim përmes postës elektronike.

Ky seksion mund të qaset drejtpërdrejt përmes këtij linku:

https://termin.mvr.gov.mk/Call_Request

Që nga futja e caktimit elektronik përmes ueb-faqes së Ministrisë së Brendshme në vitin 2024, ka pasur mesatarisht 7,000 termine të planifikuara në muaj, ndërsa gjatë vitit 2025 ka pasur mbi 4,000 termine në muaj ose mesatarisht pothuajse 200 termine të planifikuara në ditë përmes këtij shërbimi, transmeton Portalb.mk.

“Për më tepër, ju informojmë se caktimi i një termini përmes linjave të rregullta telefonike funksionon pa probleme dhe termin për procedurë të rregullt merret brenda një dite”, thonë nga MPB.

Paraprakisht kjo ishte e mundur për qytetarët brenda vendit, por jo edhe për ata nga jashtë. Ndërkohë caktimi i termineve online, por edhe në telefon u bë gati se i pamundur pasi të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut kishin afat për ndryshimin e dokumenteve personale deri më 13 shkurt të vitit 2024 dhe sistemi u stërngarkua.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump paralajmeron tarifa deri ne 70 per qind hyn ne fuqi ne muajin gusht 68682f2c03c29
Lajmi i mëparshëm

Trump paralajmëron tarifa deri në 70 për qind – hyn në fuqi në muajin gusht

nje zone e fshatrave arllat dhe gjurgjice perfshihet nga zjarri 686835f7c3f58
Lajmi i radhës

Një zonë e fshatrave Arllat dhe Gjurgjicë përfshihet nga zjarri

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë